SHBA-ja ndodhet nën alarm, pasi uragani “Milton” pritet të godasë të mërkurën në mbremje ose të enjten herët në mëngjes Floridan.

Sipas një parashikuesi nga CBS News, uragani do të godas SHBA rreth orës 02:00 EDT (07:00 BST) të enjten, shkruan BBC.

Lexo edhe :

Related Posts

Deanne Criswell nga Agjencia Federale e SHBA-së për Menaxhim të Emergjencave ka thënë se uragani “Milton” do të sjellë stuhi katastrofike.

Criswell ka thënë se do të udhëtojë në Florida sot dhe do të qëndrojë atje për të parë ndikimin e uraganit.

Disa njerëz mund të jenë ende në gjendje të evakuohen në mënyrë të sigurt, por ata që vendosin të qëndrojnë duhet t’i lajmërohen autoriteteve lokale për t’u këshilluar.

Milton është një nga stuhitë më të fuqishme të krijuara në Atlantikun e Veriut në vitet e fundit. Ai vjen vetëm dy javë pasi Uragani Helene shkaktoi dëme të konsiderueshme në të gjithë juglindjen e SHBA. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *