Subscribe

Shtetet e Bashkuara e quajne hap te gabuar refuzimin e hapjes se negociatave nga Keshilli Europian.

 

Ish-Ambasadori amerikan Christopher Hill  shprehet i zhgënjyer nga vendimi qe I mbylli deren Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut.Port megjithate ai nevizoi se Tirana duhet te vazhdoje perpjekjet ne rrugen e integrimit.

 

 

 CHRISTOPHER  HILL

 

ISH-AMBASADOR I SHBA NE SHQIPERI      

 

Situata ka nevojë të përmirësohet  dhe ligjet duhet të zbatohen. Unë flas në emër të atyre që kanë punuar dhe e shoh që ka zhgënjim për këtë fakt.  Zhgënjimi dhe zemërata nuk janë rruga e duhur për të ecur para.  Shqipëria duhet të punojë dhe të shohë se cfarë mund të përmirësojë më tej.  Cdo punë e mirë është në të mirën tuaj,  pasi nuk ka rrugë tjetër. Për refuzimin e celjes së negociatave ka debate edhe në Europë, por duhet ti futeni punës dhe do të keni sukses.

 

 

Sa I perket idese se ndryshimit te kufijeve mes Kosovës dhe Serbisë  Ish-ambasadori Hill thote se kjo është një cështje me peshë dhe nuk mund të veprohet  pa u diskutuar gjatë mes palëve.

 

 

 ISH-AMBASADORI HILL

 

Rregullimi I kufijve është një cështje e rëndësshme dhe me peshë e nuk mund të procedohet pa u diskutuar, për aq kohë sa lidhet me të ardhmen afatgjatë , ndaj duhet të tregohet kujdes. Personalisht nuk jam kundër, por besoj se duhet  të tregohet kujdes.

 

 

Këto deklarata ish diplomati amerikan i bëri në konferëncën e prezantimit te axhendes se samitit të paqes për Europën Juglindore që do të mbahet në datat 26 dhe 27 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *