Qeveria e SHBA ka dhuruar për Forcat e Armatosura të Shqipërisë pajisje të reja dhe moderne për përballimin sa më efikas të përmbytjeve.

Pajisjet e reja u dorëzuan nga vetë ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, në prani të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Kryediplomatja vlerësoi punën e FA shqiptare gjatë përmbytjeve dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ndërkohë, Peleshi falenderoi SHBA-të për donacionin e radhës, ku theksoi se këto pajisje të reja do të rrisin kapacitetet reaguese të FA ndaj fatkeqësive natyrore.

“Është një dhuratë e rëndësishme për ne, dhe për qytetarët e Shqipërisë të cilët janë duke u përballur me një situatë të vështirë, të krijuar nga reshjet intensive të shiut”, tha Peleshi.

Pajisjet e reja janë kryesisht materiale dhe pajisje kërkim-shpëtimi ujor në raste emergjencash. Ndihma përfshin gomone, gjenerator, pajisje për heqjen e lagështisë dhe të ujit, thasë rëre, radio për komunikim në raste përmbytjesh, pajisje të ndihmës së shpejtë dhe ventilator të lëvizshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *