SHBA është vendi me bilancin më të rëndë nga koronavirusi në rang botëror ndonëse në proporcion me numrin e popullsisë, kanë më pak vdekje sesa disa vende në Evropë.

Numri i viktimave në SHBA po shkon afër 68 mijë. Vetëm këtë të shtunë kanë humbur jetën më shumë se 1200 persona.

Të infektuarit kanë shkuar në total 1 milionë e 145 mijë.

Rastet e reja në 24 orët e fundit kanë qënë të shumtë, më tepër se 18 mijë.

Në shumë shtete të SHBA masat kufizuese janë lehtësuar ose hequr fare ndonëse numri I rasteve të reja vazhdon të jetë I lartë nga dita në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *