Shtetet e Bashkuara të Amerikës zotohen të mbrojnë prokurorët e SPAK , strukturës së posaçme anti korrupsion dhe kundër krimit të organizuar e cila pritet të nisë punën së shpejti.

 

Garancia vjen nga Zv. Ndihmes Sekretari i Shtetit Jordan K.Andrews i cili së bashku me të ngakuarën me punë në Tiranë, Leyla Moses Ones zhvilluan një takim me kreun e këshillit të lartë të prokurorisë Gent Ibrahimi.

 

 

 

JORDAN K.ANDREWS

 

ZV. NDIHMES SEKRETAR I SHTETIT

 

 

 

“ SHBA do te vazhdoje te mbeshtese zbatimin te reformes ne drejtesi ne Shqiperi. Do t’ju ofrojme asistencen tone gjate punes tuaj. Jemi te ndergjegjshem per presionin me te cilin perballet KLP dhe jemi te vendosur t’ju ofrojme mbeshtetjen tone per mbrojtjen e prokuroreve te SPAK. Keni ngritur nje baze ligjore te forte per institucionet e reja te drejtesise, e afte te mbaje larg korrupsioni dhe presioni i politikes mbi keto strukturat.Duhet ndryshuar mentaliteti per te luftuar korrupsionin dhe krimin te organizuar ne vend sepse tani do te keni instrumentat e duhura ”

 

 

Nga ana tjetër kreu i KLP-së Gent Ibrahimi informoi zyrtarin amerikan se po shikohen hapesirat ligjore per ngritjen e SPAK me 8 prokurore tashme te vetuar dhe 2 prokurore te komanduar nga lista e kandidateve te kualifikuar , te cilet kane kaluar vetingun  me vendim te formes se prere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *