Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur nismën e Shengenit Ballkanik mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Por sipas Uashingtonit kjo iniciativë mund të jetë e suksesshme nëse përfshihen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

 

Kete qendrim e bëri të ditur Richard Grenell, i dërguari i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi.

 

Në një deklaratë të ambasadës amerikane thuhet se administrata Trump është e përqendruar për të ndihmuar gjithë rajonin të krijojë mundësi ekonomike dhe punë për të rinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *