Shtetet e Bashkuara te Amerikes do të anulojnë të gjitha investimet në Kosovë deri në heqjen e  taksës 100 perqind ndaj mallrave serbe.

Kercenimi i ashper mesohet te jete bere nga ambasadori i SHBA-së në Berlin, Richard Grenell, gjatë një bisede me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si dhe me kryetaren e kuvendit  Vjosa Osmani.

Lajmin e beri te ditur radio televizioni i Kosoves qe citon burime nga takimi.

 

“Megjithatë, SHBA do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa qeveria të heqë taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit” – ka thënë i njejti burim për RTK.

 

I dërguari i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, me anë të një postimi në twitter gjithashtu thekson se “taksa duhet të hiqet në mënyrë që të funksionojnë investimet. Është thelbësore”, – ka shkruar Grenell në twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *