Pas thirrjeve të vazhdueshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të shpërndarë vaksina në vendet e varfra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëhen vendi i parë që do të dhurojë doza.

 

Uashingtoni njoftoi se do të shpërndajë  20 milionë doza të vaksinave të miratuara nga agjencia amerikane, Pfizer/Biontech, Moderna dhe Johnson &Johnson,  deri në fund të Qershorit.  Presidenti Joe Biden, në një deklaratë për shtyp theksoi se ky hap synon të rikthejë Amerikën në udhëheqje të luftës globale kundër pandemisë.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA-së

“Rusia dhe Kina kanë bërë donacion 15 milionë doza. Ju e dini se flitet shumë për Kinën dhe Rusinë që synojnë të rrisin ndikimin përmes vaksinave. Ne duam ta udhëheqim botën me vlerat tona me këtë demonstrim të inovacionit tonë, zgjuarsisë dhe mirësjelljes themelore të popullit amerikan”

 

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Ghebreyesus, ka mirëpritur këtë vendim dukë thënë së partnerët e platformës  COVAX ishin të gatshëm të mbështesin shpërndarjen e drejtë.

Ndërsa  në një konferencë për shtypë, shkencëtarët thanë se edhe pse infeksionet globale dhe nivelet e vdekjeve janë në rënie, pandemia e COVID-19 nuk ka mbaruar.

 

TEDROS GHEBREYESUS

SHEFI I ORGANIZATËS BOTËRORE TË SHËNDETËSISË

“Duhet të vendosim kolektivisht qëllime ambicioze për të paktën vaksinimin e popullatës së rritur sa më shpejt të jetë e mundur. Askush nuk është i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt Pandemia COVID-19 është larg fundit dhe nuk do të mbarojë nëse nuk merr fund gjithandej”

 

Deri më tani programi i COVAX-it ka shpërndarë 65 milionë doza në 124 vende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *