Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i janë kundërpërgjigjur Koresë së Veriut, vetëm 2 ditë pas testimit të raketës balistike ndërkontinentale. SHBA-të ngritën në fluturim dy avionë bombardues “B-1B” mbi gadishullin Korean. Lajmi u bë i ditur nga vet Forcat Ajrore Amerikane.
Bombarduesit u ngritën nga baza amerikane në Guam, e më pas iu bashkuan edhe avionë luftarakë japonezë e koreano-jugorë. “Koreja e Veriut mbetet ende kërcënimi ndaj stabilitetit në rajon”, thuhet në deklaratën e komandantit të Forcave Ajrore të Paqësorit.
Ai paralajmëroi se nëse do të jetë e nevojshme ndaj vendit komunist do te ketë nje reagim te forte e vdekjeprurës. Shtetet e Bashkuara kanë ngritur edhe në të kaluarën në fluturim avionët bombardues supersonikë si shenjë force dhe kundërpërgjigje ndaj testeve raketore të Koresë së Veriut. Testimi i fundit shkaktoi reagimin e ashpër të presidentit Donald Trump.
Nga ana tjetër thuhet se, Kim Jong-un ka theksuar se testimi ishte një paralajmërim për SHBA-të.