Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të zhvendosin Ambasadën e tyre në Jerusalem në muajin maj. Lajmin e bëri të ditur nënsekretari i shtetit për diplomacinë, Steven Goldstein.

14 maji, përkon me shpalljen e pavarësie së Izraelit në vitin 1948.

Sipas vendimit, ndërtesa aktuale e ambasadës në Tel Aviv do të riemërohet konsullata e SHBA dhe do të vazhdojë të strehojë pjesën më e madhe të stafit diplomatik të SHBA në Izrael.

Nënpresidenti Pence, gjatë një vizite zyrtare në Izrael muajin e kaluar, njoftoi se SHBA do të hapin ambasadën e re në Izrael në Jerusalem para fundit të vitit 2019.

Vendimi i Presidentit Trump për Lëvizjen e ambasadës së SHBA nga Tel Avivi në Jerusalem, ka shkaktuar kritika të shumta edhe nga liderët europianë, si dhe nxiti një sërë trazirash dhe protestash anembanë Lindjes së Mesme.

Jerusalemi Perëndimor është vendi ku bazohet qeveria e Izraelit.

Ndërsa palestinezët e shohin Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm palestinez. Për këtë arsye, çdo president i SHBA që nga themelimi i Izraelit në vitin 1948 ka vendosur Ambasadën në Tel Aviv.

Statusi i Jerusalemit mbetet ende pika kyçe në çështjen e negociatave të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, me secilën palë që kërkon ta ketë qytetin e shenjtë si kryeqytet të zgjidhjes dyshtetërore të mundshme.

Por palestinezët këmbëngulin se “Qyteti i shenjtë është në zemrën e çdo palestinezi, arabi, të krishteri dhe myslimani, e nuk mund të ketë paqe pa Jerusalemin Lindor, si kryeqytet sovran i shtetit të Palestinës”

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *