Departamenti i Energjisë dhe Administrata Kombëtare e Sigurisë Bërthamore, e cila ruan depot e armëve atomike të SH.B.A.-së , kanë prova që hakerat kanë prishur rrjetet e tyre si pjesë e një operacioni më të madh  spiunimi që synonte të paktën një godiste gjysmë duzine agjencish federale. Mediat amerikane shkruajne se aktiviteti i dyshimtë u identifikua gjithashtu në laboratorët kombëtarë të Los Alamos dhe Sandia në New Mexico dhe Washington.

Qeveria amerikane nuk ka drejtuar akoma gishtin drejt ndonjë aktori të veçantë për nderhyrjen, por ekspertët e sigurisë kibernetike pretendojnë se gjurma e lwnw mban shenjat e inteligjencës ruse . Hetuesit ende nuk kanë konstatuar nëse hakerat ishin në gjendje të hynin apo të vidhnin të dhëna.

Disa ditë më parë,  disa agjenci federale amerikane ishin shënjestruar nga hakerat e lidhur me një qeveri të huaj. Edhe në atë rast, dyshimet kryesore ranë mbi Rusinë. Të prekur ishin departamentet e Thesarit dhe Tregtisë, sistemet e postës elektronike të të cilëve u hakuan duke fituar akses falas në postat elektronike.

Siç raportohet nga La Stampa , sipas kompanisë së specializuar në mbrojtjen kibernetike FireEye, hakerat kanë përdorur azhornime të produkteve të monitorimit dixhital të dërguara nga kompania SolarWinds për klientët e saj, për të depërtuar në sistemet e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *