Në mesin e krizës shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi por edhe një klime të vështirë politike pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, SHBA e kanë kursyer festën duke respektuar kufizimet. Në New York, tradita më shumë se njëqind vjeçare e uljes së topit të kristaltë në sheshin “Times Square”, është ndjekur në prezencë nga disa punonjës të sistemit shëndetësor dhe familjarët e tyre. Zakonisht aty mblidhen rreth një milionë njerëz.

Presidenti Donald Trump në një mesazh urimi, prezantoi një bilanc të arritjeve të tij të cilat i quajti historike.

 

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

“Në një vit kaq sfidues ne kemi arritur ato që askush nuk do ti mendonte të mundura. Njerëzit duhet të na kujtojnë për atë që është bërë. Kemi arritur të shpërndajmë vaksinën në një kohë rekord në të gjithë botën, kur normalisht do të duheshin të paktën 10 vjet për ta zhvilluar atë. Të gjithë duhet të më falenderojnë për këtë. Ne do ti japim fund pandemisë njëherë e mirë dhe nuk mund ti leme njerëzit të harrojnë se nga erdhi ky virus. Askush në Europë nuk mund të na konkurrojë, kemi ndërtuar ekonominë më të madhe në botë.”

Ndërsa pasardhësi i tij, presidenti i zgjedhur Joe Biden, inkurajoi njerëzit që të vaksinohen.

JOE BIDEN

PRESIDENT I ZGJEDHUR, SHBA

“Unë kam absolutisht besim të plotë se ne do të rikthehemi edhe më të fortë se më parë. Do të gjejmë rrugën për të përshpejtuar procesin e vaksinimit, të gjithë duhet të vaksinohen, kështu mund ti japim fund pandemisë së bashku.”

 

Pas disa javë përpjekjesh për të fituar betejën për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, republikani Trump ende nuk e ka pranuar humbjen. Vota e kolegjit electoral pritet të zyrtarizohet më 6 janar ndërsa në të njëjtën ditë, presidenti Trump ka thirrur një protestë masive pëer të kundërshtuar rezultatin. Më 20 janar, Joe Biden merr zyrtarisht detyrën.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *