Bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas janë duke u zhvilluar në Arabinë Saudite, sipas ministrisë së Jashtme të Ukrainës.
Uashingtoni përfaqësohet nga Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe Ukraina nga shefi i shtabit të Zelensky, Andriy Yermak, i cili tha se diskutimet filluan “pozitivisht”.
Lexo edhe :
Related Posts
“Ne filluam punën”, shkruan diplomati ukrainas në një postim në X.

“Tani ne besojmë se duhet të diskutojmë gjënë më të rëndësishme: si ta fillojmë këtë proces (të paqes)… Dhe ne jemi shumë të hapur, shumë të hapur.”
“Ne duam të kemi një diskutim shumë konstruktiv, të thellë dhe miqësor me partnerët tanë amerikanë”, vuri në dukje Yermak.
Yermak theksoi se garancitë e sigurisë për Ukrainën nga Shtetet e Bashkuara janë “shumë të rëndësishme” në mënyrë që Rusia të mos sulmojë përsëri pas arritjes së marrëveshjes.
Megjithatë, ai shtoi se prioritet i takimit është fillimi i procesit të arritjes së paqes me Moskën përmes negociatave.
Në të njëjtën kohë, ai refuzoi të thotë se çfarë lëshimesh është gati të bëjë Ukraina për të arritur një marrëveshje paqeje.
Nga ana e tij, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i pyetur se çfarë pret Moska nga takimi në Jeddah, u përgjigj se Rusia pret që të ketë një përditësim nga SHBA.
I dërguari special i Trump, Steve Witkoff, pritet të udhëtojë në Moskë këtë javë për t’u takuar me Vladimir Putin.
Përveç Yermak, nga pala ukrainase të pranishëm në takim janë edhe ministrat e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes, Andriy Sibikha dhe Rustem Umerov, ndërsa nga SHBA-ja, nga ana e Rubios janë këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Walz dhe Steve Witkoff.
Deklaratat e Rubios
Në deklaratat e bëra gjatë fluturimit të tij për në Arabinë Saudite, Rubio e bëri të qartë se nuk mund të ketë “zgjidhje ushtarake” për luftën në Ukrainë.
“Rusët nuk mund të pushtojnë të gjithë Ukrainën dhe padyshim që do të jetë shumë e vështirë për Ukrainën që t’i shtyjë rusët përsëri në territoret ku ata ishin në 2014,” tha kreu i Departamentit të Shtetit.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Kievi duhet të tregojë se është i gatshëm të bëjë kompromise për të arritur një marrëveshje paqeje.
“Gjëja më e rëndësishme që duhet të shfaqet është një ndjenjë e fortë se Ukraina është e gatshme të bëjë gjëra të vështira, ashtu si Rusia duhet të bëjë të njëjtën gjë për të ndalur konfliktin ose të paktën për ta ngrirë atë në një farë mënyre.”
Pozicioni i Ukrainës do të jetë “plotësisht konstruktiv”, tha Zelensky të hënën teksa udhëtonte për në Arabinë Saudite, duke shprehur shpresën për rezultate nga takimi i sotëm./vizionplus.tv






