Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Abuzoi me dy adoleshente, arrestohet 33-vjeçari në Greqi

E rëndë në Kosovë/ Vëllai i vë zjarrin shtratit...

Hoxha takim me të Dërguarin Special të SHBA: Thellim...

Dyshohet se pësoi infarkt në ujë, humb jetën 70-vjeçari...

Formacioni i javës, 11 lojtarët që impresionuan në javën...

Dimarco, surprizë para Real Madridit! Ky është vendimi i...

Nesër nis sesioni parlamentar, qytetarët njoftojnë protestë përpara Kuvendit

Rama ndan reflektimin për “industrinë e llumit”: Si po...

Merz për zgjedhjet në Saksoni-Anhalt: Jemi thellësisht të tronditur,...

AAK protestë para Kuvendit: Albin Kurti është përgjegjës për...

SHBA dhe Irani zhvillojnë rundin e tretë të bisedimeve në Oman

27 Prill 15:35

Irani dhe Shtetet e Bashkuara u takuan në Oman më 26 prill për rundin e tretë të bisedimeve mbi programin bërthamor të Teheranit, i cili po rritet me shpejtësi.

Rundi i katërt është i caktuar për më 3 maj, ndërsa vendi se ku do të mbahet nuk dihet ende.

Bisedimet zgjatën disa orë në Muskat, thanë ndërmjetësuesit omanë për seancat indirekte mes ministrit të Jashtëm të Iranit, Abbas Araqchi, dhe Steve Witkoff, të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme.

“Bisedimet u zhvilluan shumë seriozisht dhe profesionalisht. Kemi optimizëm të kujdesshëm”, tha Araqchi pa dhënë hollësi të tjera.

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi, i cili ka ndërmjetësuar dy rundet e mëparshme të bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Muskat dhe Romë, ofroi vlerësim pozitiv në fund të bisedimeve.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara “identifikuan një aspiratë të përbashkët për ta arritur një marrëveshje bazuar në respekt të ndërsjellë dhe përkushtim të qëndrueshëm”, postoi Busaidi në X pas përfundimit të bisedimeve në Oman.

“Parimet themelore, synimet dhe shqetësimet teknike u adresuan. Bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme me një takim tjetër të nivelit të lartë të parashikuar për 3 maj”, shtoi ai.

Qëllimi i bisedimeve është të arrihet kufizimi i programit bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së disa sanksioneve të rënda ekonomike që Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur ndaj Teheranit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar vazhdimisht se do të kryejë sulme ajrore ndaj programit bërthamor të Iranit, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Zyrtarët iranianë paralajmërojnë vazhdimisht se mund ta zhvillojnë ndonjë armë bërthamore nga stoku i uraniumit të pasuruar deri në nivele të afërta me ato të armëve./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
bisedime Irani SHBA Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Abuzoi me dy adoleshente, arrestohet 33-vjeçari në Greqi

më shumë...

Situatë alarmante nga zjarret në Lezhë, flakët rrethojnë varrezat (VIDEO)

më shumë...

E rëndë në Kosovë/ Vëllai i vë zjarrin shtratit ku flinte e motra, e reja ndërron jetë në spital

më shumë...

Hoxha takim me të Dërguarin Special të SHBA: Thellim i partneritetit strategjik, mundësi të reja bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:47

Abuzoi me dy adoleshente, arrestohet 33-vjeçari në...

5:28

Situatë alarmante nga zjarret në Lezhë, flakët...

5:13

E rëndë në Kosovë/ Vëllai i vë...

5:10

Hoxha takim me të Dërguarin Special të...

5:01

Krujë/ Zjarr i përmasave të mëdha në...

4:46

Sshenjat e horoskopit që hyjnë në një...

4:35

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

4:09

Dyshohet se pësoi infarkt në ujë, humb...

4:05

Mbyllet festivali i komedisë, Viktor Zhusti dhe...

3:37

Formacioni i javës, 11 lojtarët që impresionuan...

3:34

Dimarco, surprizë para Real Madridit! Ky është...

3:32

Nesër nis sesioni parlamentar, qytetarët njoftojnë protestë...

3:20

Rama ndan reflektimin për “industrinë e llumit”:...

2:54

Merz për zgjedhjet në Saksoni-Anhalt: Jemi thellësisht...

2:48

AAK protestë para Kuvendit: Albin Kurti është...

2:45

Rrezik nga Inteligjenca Artificiale, OKB: Kërcënon të...

2:37

Fluks në spitale e qendra shëndetësore, Brataj:...

2:14

Ëndërronte të bëhej mjek, i jepet sot...

1:59

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset...

1:54

PD takim me të Dërguarin Special të...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.