Presidenti Donald Trump ka sulmuar sërish Kinën duke e akuzuar për mungesë transparence në lidhje me përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Gjatë konferencës së përditshme për shtyp, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka bërë të ditur se i ka kërkuar sërsh qeverisë kineze të dërgojë një ekip hetuesish në Wuhan.

DONALD TRUMP, PRESIDENT I SHBA

“Ne nuk jemi vendi me më shume viktima nga koronavirsusi në botë, duhet të jetë Kina sepse është një vend shumë i madh dhe pandemia e tmerrshme nisi aty. Shume gjëra të cuditshme po ndodhin me Kinën por ne po vazhdojmë hetimet dhe do ta zbulojmë, ajo cfarë mund të them me siguri është se virusi erdhi nga Kina, në cfarëdo forme qoftë. Dhe të gjitha vendet po vuajnë tani për shkak të kësaj, mund të kishte qënë më e lehtë nëse do të ishin transparentë.

Presidenti Trump akuzoi sërish edhe organizatën botërore të shëndetësisë duke thënë se ekipëet e tyre shkuan në Kinë dhe e dinin se cfarë po ndodhte me virusin por nuk i bënë të ditura të dhënat. Në 24 orët e fundit u regjistruan rreth 2 mijë viktima në SHBA ndërsa në disa shtete vijojnë protestat për lhetësimin e kufizimeve.

Ndërsa në Europë, pas Francës dhe Britanisë së madhe, duket se edhe Gjermania bën fajtore Kinën për shpërthimin e virusit covid 19. Tabloidi gjerman BILD e ka faturuar qeverinë kineze me 149 miliardë euro për dëmet që ka shkaktuar pandemia në turizëm, industri, bizneset e vogla në kompanitë ajrore etj.

JULIAN REICHELT, KRYEREDAKTOR I BILD

“Xi Jinping, qeveria juaj dhe shkencëtarët tuaj duhej ta dinin shumë kohë më parë se koronavirusi është shumë infektiv, por ju e latë botën në errësirë për këtë. Ekspertët tuaj më të mirë nuk u përgjigjën kur studiuesit perëndimorë kërkuan të dinin se çfarë po ndodhte në Wuhan. Ju ishit shumë krenarë dhe tepër nacionalistë për të thënë të vërtetën, për të cilën mendonit se ishte një turp kombëtar.”

Ambasada kineze në Berlin u përgjigj duke pretenduar se fatura nxit ksenofobinë dhe nacionalizmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *