Nuk ka të dhëna të mjaftueshme se cigaret elektronike u ndihmojnë duhanpirësve të heqin dorë nga cigaret me duhan, është thënë të enjten në një raport të qeverisë amerikane. Kjo e dhënë është në kundërshtim me të atë qeverisë britanike, e cila i konsideron cigaret elektronike si terapi e zëvendësimit të nikotinës.

 

“Cigaret elektronike janë një grup i produkteve që ndryshojnë vazhdimisht dhe përdoren në shumë mënyra”, është thënë në raportin e publikuar nga Instituti i shërbimeve shëndetësore, duke komentuar këtë temë për herë të parë nga viti 1990.

 

Megjithatë në raport është thënë se ilaçet e miratuara nga Administrata për Ushqim dhe Ilaçe, siç janë hapat dhe fashat e vendosura në krah, “ndihmojnë në braktisjen e duhanit”.

 

Ky raport vjen disa javë pasi Qeveria amerikane ka njoftuar për ndalimin e cigareve elektronike me disa shije, mirëpo jo edhe ndalimin e plotë të tyre siç kishte premtuar Shtëpia e Bardhë në shtator të vitit të kaluar, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.

 

Ndalimi i pjesshëm i tyre ka ardhur pas presionit të madh të industrisë që prodhon këto cigare. Bazuar në të dhënat e fundit, rreth 34 milionë amerikanë të rritur konsumojnë cigare./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *