Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxitur të gjitha kombet të ndërpresin lidhjet diplomatike dhe tregtare me Korenë e Veriut, pas testit të fundit të një rakete balistike ndërkontinentale që sipas disa ekspertëve mund të arrijë Uashingtonin dhe gjithë bregdetin lindor të SHBA.

 

 “SHBA e ka bërë të qartë se e ardhmja e Koresë së Veriut është në dorë të liderëve të saj. Nëse ata zgjedhin rrugën e paqes bota do të jetë në paqe me ta, por nëse zgjedhin rrugën e luftës edhe ne ashtu do të përgjigjemi. Me testin e raketës së fundit balistike, vendi komunist bëri një zgjedhje. Këto “akte të vazhdueshme agresioni” po shërbejnë vetëm për të destabilizuar më tej rajonin. Jemi në një luftë që SHBA nuk e ka kërkuar dhe vendi komunist duhet të vuajë sanksionet për të kuptuar që programi bërthamor nuk është një lojë.”

 

Duke folur në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB, ambasadorja Nikki Haley tha se Presidenti Trump i kishte kërkuar homologut të tij kinez të ndërpriste furnizimet me naftë në Phenian.

 

Ajo shtoi  se SHBA nuk kërkon konflikte, por regjimi i Koresë së Veriut do të “shkatërrohej plotësisht” nëse lufta shpërthen.

 

Presidenti kinez nga ana tjetër deklaroi se Koreja e Veriut duhet të ndalë testet e saj bërthamore, por gjithashtu i bëri thirrje Uashingtonit të anulojë stërvitjet ushtarake me Korenë e Jugut, të planifikuara në dhjetor, pasi ato do të “ndezin një situatë shpërthyese”.

 

Kina është një aleat historik dhe partneri më i rëndësishëm tregtar i Koresë së Veriut dhe regjimi mendohet të jetë i varur nga Kina për shumicën e furnizimeve të saj të naftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *