Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker e konsideron dështim dhe zhgënjim të madh faktin që këshilli europian nuk arriti unanimitetin për hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin.

 

Në një intervistë për Radion Europa e Lirë, diplomati I lartë amerikan ka deklaruar se qëndrimi I disa liderve të BE në këtë kontekst, reflekton prapambetje.

 

 

PHILIP REEKER

 

NDIHMES SEKRETAR I SHBA

 

“Ne mbetëm të zhgënjyer. Sekretari Pompeo e bëri mjaft të qartë se këshilli europian nuk mundi të bëjë përpara sa i takon hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Perspektiva europiane, ideja që njerëzit e këtyre vendeve kërkojnë ti bashkohen unionit, ka qënë një element i rëndësishëm i politikës sonë të jashtme. Ne natyrisht nuk jemi antarë të BE por kemi mbështetur përpjekjet dhe përmbushjen e rëformave që këto dy vende kanë ndërmarrë në këtë drejtim, pasi integrimi është edhe në interesin e rajonit. Prandaj menndoj se është zhgënjyese që disa liderë të BE-së kanë pikëpamje të shekullit të 19-të për Ballkanin Perëndimor.”

 

 

Duke nënvizuar rrezikun që vjen nga influence ruse, zyrtari amerikan iu referua rastit të Ukrainës, ku sipas tij, ndikimi I Moskës është malinj .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *