Nga Shkodra, ku mori pjesë në një aktivitet mbarëkombëtar me përfaqësues nga trojet shqiptare, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, nuk I kurseu akuzat ndaj Vucic.

Sipas tij, Lugina e Preshevës po përballet me një diskriminim të madh nga ana e shtetit serb.

 

Lugina e Presheves perballet me diskriminim te Serbise që mesa duket ka për synim shpopullimin nga trojet tona. Kemi detyruar Beogradin te nenshkruaje 3 marreveshje. Problem eshte mos njohja e diplomave te rinjve.

 

Kamberi shton se “Open Balkan” është një iniciative në kundërshtim me mënyrën sesi po sillet Serbia:

 

 

Bota serbe dhe “Ballkani i Hapur” jane ne kundershtim me njeri-tjetrin. Serbia po cenon paqen dhe nuk mund te shkojme ne bashkepunim nese perjashtohet pjesa me e madhe e Ballkanit. Jemi të zhgenjyer edhe me administraten ne Bruksel, qe nuk ka mekanizma te detyroje Serbine te zbatoje marreveshjet. Lista serbe në Kosove janë marioneta të Vuçiç, për të destabilizuar situaten në Kosove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *