Subscribe

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi kërkon nga politikanët në Kosovë që premtimet për shqiptarët e Luginës së Preshevës të mos mbeten në letër.

 

Në një intervistë për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, ai kërkoi nga qeveria e re e Albin Kurtit që të mos ndihmojë shqiptarët vetëm në raste zgjedhjesh apo pandemie.

 

“Ne në vazhdimësi kemi ruajtur kontaktet me të gjitha partitë politike në Kosovë. Kemi patur takime të rregullta edhe me Kurtin, që e kemi njoftuar për situatën në Luginën e Preshevës. Kurti deri para pak muajsh ka vendosur një standard të ri për ndihmën drejtpërdrejt financiare për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Këtë standard që e ka vendosur vetë Kurti, vetëm të ngrihet dhe jo të mbetet në nivel të njëjtë apo të zvogëlohet. Shpresoj që qeveria e re të ndërtojë një prorgram të qartë për Luginën e Preshevës sepse nuk dua që ndihma të jetë vetëm në raste pandemie dhe ndryshimesh”, deklaroi Shaip Kamberi për “Quo Vadis”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *