Kërkesat e kandidatit për kryetar në PD, Fatbardh Kadilli nuk janë marrë parasysh nga Kryesia e Partisë Demokratike.

 

Gazetari i “Vizion Plus”, Thimi Samarxhiu njoftoi se gjatë mbledhjes demokratët kanë rrëzuar të pesta kërkesat e Kadillit.

 

Midis të tjerash, ai sfidonte kreun aktual, Lulzim Basha, në debat televiziv.

 

Pas përfundimit të mbledhjes, Kadilli u shpreh për mediat i zhgënjyer me vendimmarrjen.

 

“Çështja më kryesore që unë vazhdoj të këmbëngul dhe është çështje politike dhe që do i shërbente Partisë Demokratike, do ishte çështja e një debate. Propozova në mënyrë këmbëngulëse që të kishte debat, që anëtarësia të ketë mundësi që të dëgjojë të 4 kandidatët në një debat të hapur. Do ishte një lehtësi për kandidatët, për vetë anëtarësinë dhe balancim mes forcave që kanë tre kandidatët që janë jashtë dhe kandidatët që janë në zyrë. Lulzim Basha është i sfiduar nga unë personalisht për të dalë në një debat publik. Nëse ne do kishim sot debat publik për të vërtetat e PD, do kishim një kryetar që do fillonte që sot të ngrinte opozitën e re.”

5 kërkesat e Fatbardh Kadillit për Kryesinë e PD-së:

  1. Të miratojë sa më parë kandidaturat që kanë kërkuar të jenë në garë;
  2. Të miratojë modalitetet për mbledhjen e aktiveve te degëve ku kandidatët me kohe te barabarte të paraqesin platformat e tyre dhe të komunikojnë me anëtarësinë;
  3. Të procedojë me ngrirjen e administratës së PD deri në zgjedhjen e Kryetarit;
  4. Të pajisjë menjëherë kandidatët me listat e plota të anëtarësisë;
  5. Të organizojë tre debate televizive, të hapura për publikun dhe median, me pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *