Beteja për të vendosur kandidatin demokrat që do të sfidojë Donald Trump në garën presidenciale të nëntorit 2020 ka filluar.

Dhjetë kandidatët demokratë u përballën në debatin e parë televiziv ku një vëmendje shumë të madhe mori diskutimi për kujdesin shëndetësor dhe imigracionin.

Kandidatët sulmuan politikat ekonomike të Trump, duke thënë se të pasurit përfitojnë në kurriz të amerikanëve që punojnë, dhe i quajtën politikat e tij kufitare si jonjerëzore. Ndërsa Donald Trump reagoi në Twitter mbi debatin me një fjalë të vetme: “e mërzitshme”.

Në total, 24 persona po garojnë për të fituar nominimin e Partisë Demokratike në mënyrë që të sfidojnë presidentin Trump.

Fushata për zgjedhjet e vitit 2020, pritet të jetë një nga organizimet më të shtrenjta dhe më të ashpra në historinë e zgjedhjeve amerikane.

Në mesin e kandidatëve janë Joe Biden, i cili ka mbajtur pozitën e zëvendës presidentit dhe Bernie Sanders, senator amerikan, që ka qenë pjesë e fushatës së vitit 2016 për president, mirëpo është mposhtur nga Hillary Clinton.

Numri i kandidatëve demokratë do të fillojë të zvogëlohet në shkurt të vitit 2020, kur shtetet do të mbajnë raundin e parë të zgjedhjeve, çka do të rezultojë edhe nominim të një kandidati.

Trump në anën tjetër deri më tani ka vetëm një kundërkandidat në radhët e republikanëve: një ish-guvernator shteti.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *