Sot në mbrëmje kombëtarja shqiptare luan një nga duelet më vendimtare në rrugëtimin e saj për në ”Katar 2022”.

Kuqezinjtë përballen me Hungarinë në Budapest dhe një fitore e mundshme do të bënte dhe më reale shpresat për në botëror. Trajneri Edi Reja edhe këtë sfidë, nuk pritet të bëjë shumë eksperimente dhe do të hedhë në fushë thuajse të njëjtin formacion.

Me kapitenin Etrit Berisha në portë, mbrojtja do të jetë me Hysajn në krahun e djathtë dhe Trashin në të majtë. ndërsa në qendër janë 3 shtyllat e Serie A, Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshti. Sa i përket mesfushës, Gjasula dhe Bare pritet ta nisin që nga minuta e parë dhe detyra e tyre është të thyejnë sulmin hungarez

Krahë tyre reshtohet Endri Cekici,ndërsa në sulm luan Myrto Uzuni dhe bomberi Sokol Cikalleshi që do të shfrytëzojë në maksimum çdo top për në kuadratin e hungarezëve. Ashtu siç e bëri më dije dhe tekniku italian në konferencën për shtyp strategjia e kuqezinjve është e qarte, skuadra do të luaj në kërkim të golit me skëmen 3-5-2 ndërsa në mbrojtje rikthehen në 5-3-2.

Një tjetër faktor pozitiv që mund të ndihmojë shumë skuadrën, është edhe mungesa e tifozëve. Kombëtarja hungareze u dënua në ndeshjen e kaluar për thirrje raciste dhe për këtë arsye UEFA mori vendimin qe dueli me Shqipërinë do të luhet me stadium të boshatisur.
Ndeshja Shqipëri-Hungari luhet sot në mbrëmje, në orën 20-45 në “Arena Pushkash”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *