Subscribe

Ndonëse pranvera nuk nisi mbarë në sektorin e turizmit, pasi disa agjenci të huaja turistike anuluan turet për shkak të situatës së tensionuar politike, sezoni veror duket se nuk është prekur nga ky fenomen.

 

Mbi 30 chartera në  javë ulen në aeroportin “Nënë Tereza” nga destinacione të ndryshme me turistë të juaj që kanë vendosur te vizitojnë Shqipërinë. Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, në një intervistë për Vizion Plus thotë se risi për këtë vit janë destinacionet e reja të charterave që vijnë nga Gjermania, Lituania si dhe Rusia.

 

Ne kemi mbi 30 chartera në javë që ulën ne aeroportin e Rinasit. Përveç turistëve cek, polakë që tashmë janë të konsoliduar në tregun tonë, risi këtë vij janë turet që po na vijnë nga Gjermania me disa linja të ndryshme, Lituania si dhe kemi kompaninë ndërkombëtare Tui Fligt që sjell turistë nga Rusia- thotë Kornela Ferizaj, drejtore e AKT. 

 

Por këtë fundjave u zhvillua në jug të vendit dhe eventi “Kala Festival” një aktivitet i cili mblodhi mijëra të rinj nga e gjitha bota. Por për agjencinë e turizmit, sfida mbetet arritja e shifrës 10 milion turistë.

 

Ky event do mbledhë pesë mijë të rinj nga e gjitha bota, nga Amerika, Zelanda dhe shumë vende të tjera të largëta. Ky festival zhvillohet për herë të dytë në vendin tonë, çka do të thotë se Shqipëria është bërë pjesë e festivaleve të tilla ndërkombëtare dhe ky fakt është një lajm i mirë.

 

Në vitin që lamë pas numri i të huajve që vizituan Shqipërinë arriti në 5.6 milion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *