Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 13 viktima dhe 225 raste të reja me COVID, nga 477 testime të kryera.

Institucionet shëndetësore në Kosovë deklaruan këtë të martë se janë shëruar 201 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të qytetarëve që e kanë fituar betejën në 5.190.

Që prej fillimit të pandemisë, deri më tani kanë humbur jetën në total 269 persona, ndërsa janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 9.274 qytetarë.

Aktualisht, kurse numri i rasteve aktive është 3.815.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *