
MOTRAT
“Kardes Çocuklari” është seriali turk më i suksesshëm i vitit 2019. Ai ka ngjallur shumë debate në media dhe në rrjetet sociale dhe më në fund flet edhe shqip. Me një kast aktorësh shumë të talentuar, si: Afra Saraçollu, Ajça Bingol, Nur Fetahollu, Furkan Andiç etj., ngjarjet e jashtëzakonshme të serialit përqendrohen kryesisht te dy nëna, jeta dhe ëndrrat e të cilave janë krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra.
Ndërsa Ymrani (AYÇA BİNGÖL) dhe vajza e saj Hajati (AFRA SARAÇOĞLU), jetojnë në një fshat të vogël, “bukuroshja e shoqërisë së lartë”, Umaj Karaji (NUR FETTAHOĞLU) dhe vajza e saj Hajali (ALARA TURAN) jetojnë në Stamboll.
Shtigjet e nënave që jetojnë jetë të ndryshme, që nuk mund të takohen as në ëndërr, shkaktojnë ngjarje të papritura kur takohen vite më vonë.
Ymrani dhe vajza e saj e vetme, Hajati, janë një nënë dhe bijë të zakonshme, që jetojnë në fshatin Karallëllar, fshat që e ka marrë emrin nga e zeza e qymyrit.
Lumturitë e vogla që përpiqen të jetojnë në folenë e tyre të varfër, cenohen nga kreu i familjes, Xhemali, një psikopat.
Ymrani e mban gjithnjë të bijën e saj në gji, për ta mbrojtur nga keqtrajtimet e burrit të saj, por gjiri i saj është i plagosur nga një sekret i pavdekshëm nga e kaluara. Asnjë sekret nuk përfshin një person të vetëm.
Sekreti që ka damkosur jetën e Ymranit prek në njërën anë kirurgun e suksesshëm të zemrës, Jëlldërëm Sanerin (MEHMET ASLANTUĞ), i njohur për personalitetin e tij të jashtëzakonshëm dhe në anën tjetër, një ndër emrat më në zë të Stambollit, bukuroshen e shoqërisë së lartë, Umaja Karajin.
Umaja, e cila ka krijuar një imazh krejt të ri për veten dhe e ka fshirë të kaluarën e saj me një të rënë të lapsit, me martesën e saj të rëndësishme, jeton jetën e ëndrrave me të shoqin Reshatin, me mbiemrin e të cilit ka bërë hapa gjigandë në shoqëri, dhe vajzën e tyre, Hajalin. Kjo, deri në momentin kur Ymrani dhe vajza e saj Hajati përjetojnë një tragjedi para syve të të gjithë Turqisë.
Me tmerrin që i kthen të gjithë sytë në fshatin e vogël Karallëllar, bota e nënave dhe vajzave që jetojnë jetë krejt të ndryshme nga njëra-tjetra dhe po kështu edhe bota e Jëlldërëmit, që shkel pas shumë vitesh në tokën ku ka lindur, pa e ditur të vërtetën më të madhe të jetës së tij, do të ndryshojë.