MOLLA E NDALUAR – Sezoni i ri
Molla e Ndaluar, fenomeni televiziv turk vijon të mbajë pozitat e liderit në nivel audience per targete që u përkasin shtresave të mesme dhe të larta të shoqërisë dhe grupmoshave që kanë një ndikim të madh social në vendimmarrje.
Një prodhim i suksesshëm nga gjigandi mediatik Medyapim, “Molla e Ndaluar” është shndërruar tashmë në një serial televiziv hit që pritet te nise serish rrugetimin ne ekranin e Vizion Plus në nje tjeter sezon.
Historia rrëfen historinë e Yëlldëz dhe Zeynep, dy motra sa të lidhura aq edhe të ndryshme në karakter dhe synimet që kanë në jetë.
Jeta e Yëlldëz do të marrë një kthesë të re kur ajo takohet me Ender Argun. Qëllimi i Enderit është që të divorcohet nga burri i saj Halit pa humbur pozicionin e saj brenda rrethit të shoqërisë së lartë të Stambollit, si dhe statusin e saj financiar. Ajo e di se nuk do të mund të përfitojë një pasuri pas divorcit të tyre, ndaj dhe harton një plan për ta fajësuar të shoqin për pabesi duke i stisur një lidhje jashtëmartesore, një situatë e cila do t’i siguronte asaj një dëmshpërblim të majmë. Vajza që ajo po kërkon nuk është askush tjetër përveç se Yëlldëz.
Nga ana tjetër, Zeynep fillon të punojë në firmën e partnerit të Halitit. Ndërsa Yëlldëz do të marrë vendimin më të rëndësishëm të jetës së saj, Zeynep do të përballet me një zinxhir zhvillimesh të ngjarjeve për të cilat as që kishte ëndërruar.
Nisur nga vlerësimet në rritje që kanë pasuar sezon pas sezoni, “Molla e Ndaluar” është licensuar tashmë edhe në Indi, Izrael, Maqedoni, Bullgari, Kazakistan dhe Pakistan. Në Shqipëri ajo vjen si një eksluzivitet i Televizionit Kombëtar Vizion Plus.