Situate e qendrueshme nga pandemia e koronavirusit ne shume vende te Ballkanit me sa duket po i kthen qytetaret drejt normalitetit.

Epidemiologet ne Serbi moren unanamisht vendimin per zbutjen e metejshem te masave.

Se shpejti do të hapen kopshtet, kafenete dhe qendra tregtare, si dhe do të riaktivizohet transporti urban, ai ndërkombëtar dhe ajror. Masat shtesë zbutëse janë njoftuar në një konferencë për shtyp. Sipas ekipit te eksperteveepidemiologe serbe, situata do të monitorohet dhe se nëse diçka nuk shkon sipas planit, do të ishte e mundur të rivendoseshin masat e vjetra. 

Duke filluar nga dita e djeshme u hapen parqet dhe shëtitoret duke respektuar distancen. Nga e hena e 4 majit rinistransporti nderqytetas ne Novi Sad dhe nga 8 maj në Beograd dhe Nish, pa perdorimin e kondicionereve.

Nga 4 maj, trafiku ndërkombëtar rrugor dhe hekurudhor do te jete i aktivizuar, ne perputhje me masat mbrojtese. Po ashtu restorantet dhe kafenetë mund të fillojnë të punojnë në të njëjtën ditë.  Qendrat tregtare mund të fillojnë të operojnë në 8 maj, me shumë kujdes, veçanërisht kur bëhet fjalë për numrin e klienteve dhe respektimin e distancës. Konkretisht duke nisur nga data 11 maj do te hapen edhe kopshtet. Transporti ajror do të vendoset nga 18 maj, pas rekomandimeve të agjencive evropiane dhe botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *