Subscribe

Një ditë pas vizitës në Tiranë, presidenti serb aleksandër Vucic ka organizuar këtë të premte një paradë ushtarake madhështore në qytetin e Nishit, ku janë ekspozuar armatime të ndryshme.

Në paradë morën pjesë 4000 ushtarë , ndërsa u ekspozuan rreth 300 automjete luftarake,40 aeroplanë, tanke, dhe artileria e rëndë, duke përfshirë dy helikopterë rusë, të drejtuar nga ekipet ruse.

Presideni serb Vucic deklaroi gjatë parades se ushtria serbe do të përdoret për mbrojtje dhe jo për sulm.

ALEKSANDAR VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISE

Unë shpresoj se nuk do të duhet të përdorim ushtrinë kundër askujt. E gjithë kjo duhet të shërbejë kryesisht si një pengesë kundër një sulmi.

 

Sipas analistëve Serbia ka investuar në ushtri më shumë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, një shumë e cila përllogaretit mbi 700 milionë dollarë .

Ndërkohë parada ka ërhequr dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Associated Press i ka kushtuar një artikull aktivitetit te mbajtur ne kuader të shënimit të Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas agjencise, paradë ushtarake është zhvilluar në mes të tensioneve të thelluara midis Kosovës dhe Serbisë dhe demostron aleancen mes Moskës dhe Beogradit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *