Subscribe

Serbia ka tërhequr stafin e saj diplomatik nga ambasada në Maqedoni dhe arsyeja është anëtarësimi i Kosovës në UNESCO. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se synimet e Maqedonisë për të ndihmuar fushatën për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, mund të acarojnë edhe më tej marrëdhëniet mes Beogradit dhe Shkupit.

 

Qëndrimi i Maqedonisë për të ndjekur vendimin e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian në lidhje me votimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO – sipas kryediplomatit serb – do të ketë ndikim në marrëdhëniet e mira fqinjësore.

 

Ne reagimin e pare për këtë çështje, presidenti serb Aleksander Vuçiç sqaroi se ky vendim erdhi per shkak te shume veprimeve fyese kundër autoriteteve dhe institucioneve te Serbisë. Sipas presidentit Vuçiç ka prova te mjaftueshme per këtë nga agjencitë e sherbimeve inteligjente.

 

Edhe kryeministrja serbe Ana Bernabiç ka komentuar para gazetareve tërheqjen e diplomateve nga Shkupi. Shefja e ekzekutivit serb theksoi se është konsultuar me presidentin Vuçiç e ministrin Daçiç dhe nuk behet fjale per nje çështje te vogël.

 

Mediat maqedonase njoftuan se ambasadorja Dushanka Divjak-Tomiç dhe pjesa tjetër e personelit, janë larguar te dielën drejt Beogradit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *