Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se katër ministra të Qeverisë së Kosovës nuk janë lejuar që të shkojnë në Luginën e Preshevës për festën e Pavarësisë.

 

Sipas tij, në këto rrethana, Lugina e Preshevës, ka nevojën si kurdoherë më parë për ndihmën shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

 

“S,ka moment tjetër për veprim.
“RIGHT HERE, RIGHT NOË”.
Serbia nuk ka lejuar vizitën e sotme të katër ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës. Çfarë asimetrie të drejtash mes Luginës së Preshevës me serbët në Kosovë.

 

Serbia mbetet i vetmi vend në rajon që me ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare.
Si pasojë e kësaj, Lugina e Preshevës, sot, në festën më të madhe kombëtare, mbetet rajoni vetëm i banuar me shqiptarë që nuk mundet lirshëm të realizojë të drejtën dhe lirinë e përdorimit të simbolit kombëtar si pjesë të identittit kombëtarë.

 

Në këto rretha ndër më të rëndat nëpër të cilat po kalon, Lugina e Preshevës, ka nevojën si kurdoherë më parë për ndihmën shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
S,ka moment tjetër për veprim, sot është nevoja, sot është edhe koha:
“Right Here, Right NOË”, shkruan Kamberi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *