Subscribe

Mijëra qytetarë të Kosovës vërshuan edhe këtë fundjavën drejt bregdetit shqiptar, duke shënuar një tjetër fluks të lartë automjetesh në pikën kufitare të Morinit.

Kjo dyndje vjen si rrjedhojë e kushteve dhe çmimeve të favorshme që ka në plazhe,  e që sipas pushuesve kosovarë çdo vit ka përmirësime. Por kërkesa mbetet e njëjtë: heqja e ndalesës në kufi.

Në Morinë është punuar me tetë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata. Vetëm në orët e para të së shtunës hynë në Shqipëri përmes Morinit më shumë se 10 mijë qytetarë të Kosovës.

Fluks automjetesh e qytetarësh ka patur edhe nga Maqedonia e Veriut, ndërsa e veçanta e këtij sezoni sipas policisë kufitare të Morinit është numri i lartë i Serbëve të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar në fundjavë.

Sipas të dhënave gjatë qershorit dhe korrikut janë regjistruar 100 mijë qytetarë serb që përmes Morinit kanë hyrë në vendin tonë me destinacion kryesisht bregdetin e jugut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *