Një senatore amerikane ka zbuluar se ajo është përdhunuar nga një oficer i lartë gjatë kohës që ka shërbyer në Forcën Ajrore.

 

Senatorja Marta McSally, e cila ishte pilotja e parë femër në SHBA për avionët luftarak, i bëri deklaratat gjatë një seance të nënkomisionit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit që paraqiste viktimat e sulmit seksual.

 

Republikanja e Arizonës tha se nuk e raportoi përdhunimin pasi ajo ndihej e turpëruar dhe e hutuar, dhe nuk pati besim tek sistemi gjyqësor ushtarak.

 

“Ashtu si ju, unë jam gjithashtu një i mbijetuar i sulmeve seksuale ushtarake, por ndryshe nga shumë të mbijetuar trimë, nuk kam raportuar se jam sulmuar seksualisht. Si shumë gra dhe burra, unë nuk i besoja sistemit në atë kohë”, tha ajo.

 

“Kam fajësuar veten time, kam qenë i turpëruar dhe i hutuar,” shtoi ajo. “Autorët abuzuan në pozicionin e tyre të pushtetit në mënyra të thella. Në një rast unë u godita dhe u përdhunova nga një oficer i lartë”.

 

Në vitin 2017 thuhet se rreth 6,800 sulme seksuale janë raportuar në të gjithë ushtrinë amerikane, një rritje prej 10% në vitin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *