E premte, 16 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Senati voton kundër shfuqizimit të “Obamacare”

Senati amerikan ka votuar kundër projektligjit të prezantuar nga republikanët, për shfuqizimin e pjesës më të madhe të “Obamacare”, nëse nuk garantohet zëvendësimi i saj me një tjetër pakete. 45 senatorë votuan pro dhe 55 kundër, ndër të cilët ishin edhe 7 republikanë. Ky projektligj nuk gjeti mbështetje, pasi shumica mendon se votimi pro, do të bëntë që amerikanë të humbasin sigurimet shëndetësore.

 

Reklamë

Kjo është një goditje për Presidentin Trump, pasi shfuqizimi i “Obamacare” dhe zëvendësimin e tij me aktin e pajtimit të kujdesit më të mirë , ishte një ndër premtimet kryesore të fushatës.

 

Reklamë

Varianti i hartuar nga udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell, parashikonte dhënien fund të masave për zgjerimin e programit, që garanton sigurimin shëndetësor për amerikanët me të ardhura të ulëta.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë