Gjykata e posaçme kunder krimit dhe korrupsionit ka vendosur konfiskimin e 11 pasurie të personave të botës së krimit.

Mes pronave, që kanë kaluar në pronësi të shtetit, janë automjeti i blinduar i Lulzim Berishës dhe resorti “Golden” i grupit te Altin Hajrit ne Shijak.

Pikërisht në këtë kompleks dyshohet të jetë mbajtur peng dhe më tej të jetë vrarë 49 vjeçari Jan Prenga, ngjarje kjo e ndodhur në janar të këtij viti.

Nderkohe, te gjithe personat te cileve iu eshte sekuestruar prona, kanë minimalisht 6 muaj afat që të paraqesin dokumentet për të vertetuar pasurinë e tyre ne gjykate.

Këto janë konfiskimet e para pas nisjes së operacionit forca e ligjit, në fillim të këtij viti.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *