Subscribe

Ish-hotel Vollga në Durrës është vënë nën sekuestro nga agjencia e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Para pak kohësh, bllokimi I kësaj prone në zemër të qytetit bregdetar, u kërkua nga SPAK dhe vendimi u mor nga Gjykata anti-korrupsion.

Nga hetimet e 2016-ës në kuadër të ligjit “anti-mafia”, prokuroria për Krimet e Rënda zbuloi se Emiljano Shullazi ishte bërë pronar i vetëm i ish-Hotel Vollgës përmes dy akt-dhurimeve në vitin 2014.

Fillimisht atij i ishte dhuruar pjesa që zotëronte një familje me mbiemrin Kodra dhe më pas Emiljano Shullazi mori edhe pjesën e mbetur nga një kompani arabe.

Ky vendim i SPAK vjen në një kohë kur Shullazi është vendosur nën regjimin e posaçëm 41 bis, ku i ndalohen takimet në burg dhe numri i telefonatave do të jetë i kufizuar, dhe të gjitha do të jenë të përgjuara nga ana e autoriteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *