Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sekuestro preventive për pasurinë e Klement Balilit të njohur si “Eskobari Ballkanit”. Vendimi u mor këtë të enjte në Gjykatën e Krimeve të Rënda pas kërkesës së Prokurorisë.

 

Nën sekuestro mësohet se janë vendosur troje, biznese dhe apartamente që rezultojnë në emër të familjes Balili në Sarandë. Masa u mor pas mbylljes së hetimeve për pastrim parash për Balilin i cili është shpallur në kërkim  për trafik ndërkombëtar droge prej më shumë se 1 viti.

 

Dyshohet se një pjesë e pasurive të patundshme por dhe të tjera në pronësi të 44-vjeçarit nga Saranda ishin vënë me para të ardhura nga aktiviteti kriminal. Në maj të vitit të kaluar, autoritetet greke pas një hetimi të përbashkët me DEA-n amerikane e përmendën emrin e tij si drejtuesin kryesor të një rrjeti të gjerë të trafikut të marijuanës nga Shqipëria në Greqi dhe vende të tjera të BE.

 

Ish-drejtuesi i Transporteve në Sarandë dha dorëheqjen menjëherë pas publikimit të akuzave dhe që prej asaj kohe policia nuk ka asnjë informacion për vendodhjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *