Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimi e 5 pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

 

Ky vendim është marrë pasi Prokuroria e Posaçme e cila po heton Llallën në kuadër të ligjit anti-mafia.

 

Gjykata ka sekuestruar një apartament banimi në Durrës me sipërfaqe 67.2 m2, si dhe 4 sipërfaqe toke are në Tiranë në pronësi të ish-kryeprokurorit.

 

Dyshohet se prona jane vene në shkelje të ligjit Ish drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme akuzohet edhe për fshehje të të ardhurave në kufi. Sipas Kodit Penal ai rrezikon të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

 

Pas vendimit të sekuestrimit të pasurive të ish-kreut të organit të akuzës ka reaguar edhe ambasadorja eshteteve te bashkuara. Juri Kim e ka konsideruar një sukses të drejtësisë ndersa shpreh mbeshtetjebn e palekundur per SPAK.

 

“SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të luftuar korrupsionin. SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar  dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”.

 

Në vitin 2019 ndaj ish-kryeprokurorit Llalla nisen hetimet me akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Dosja u dergua ne gjykaten e posacme me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë. Por në vitin 2020, SPAK nisi një tjetër hetim pasuror ndaj Llallës. Ish kreu i organit qendror të hetimit është zyrtari i parë i lartë të cilit I bllokohen pronat nga Prokuroria e Posacme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *