Rreth 294 mijë euro janë sekuestruar në Portin e Durrësit nga Policia Kufitare. Paratë u gjetën gjatë një kontrolli në  dy kamione qe vinin nga Italia.

Dy drejtuesit e mjeteve një 29-vjeçar nga Lezha e një 34-vjeçar nga Lushnja, u arrestuan për veprën penale “mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur 36-vjeçari, pronar i firmës të cilës i përkasin kamionet pasi akuzohet për “pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale”. Dyshohet që shuma e eurove mund të jetë fituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *