Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e 4600 kapsolla dhe 51 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.

 

Gjatë kësaj jave janë kontrolluar në 1592 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete), si dhe tregje të shumicës, ku janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.

 

Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në Kukës, në dyqanin e shtetasit G. G., 51 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4508 kapsolla dhe 51 fishekzjarrë me fuqi të madhe shpërthyese.

 

Shtetasi G. G. u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 

Gjithashtu në Lushnjë, nga kontrollet e ushtruara në dyqanin e shtetasit A. C. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 47 kapsolla dhe në dyqanin e shtetasit N. P. janë gjetur dhe sekuestruar 45 kapsolla me fuqi të madhe shpërthyese dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

 

Ndërkohë kontrollet do vijojnë pa ndërprerë në të gjithë territorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *