Policia Kufitare dhe Dogana e Portit në Durrës kanë sekuestruar këtë të premte rreth 294 mijë euro.

Sasia e parave ishte e vendosur në dy kamione transporti mjetesh Shqipëri-Itali. Në një prej kamioneve ishin fshehur 282 mijë euro, kurse tek tjetri ishin mbi 11 mijë euro në një çantë personale

Uniformat blu kanë arrestuar drejtuesin e mjeti, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht. Po ashtu, është shpallur në kërkim pronari i firmës, 36-vjeçari E.J., i cili merrej me transportin e mjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *