Policia e Elbasanit sekuestroi  13 kg kanabis, ndërsa ne pranga ranë dy persona në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinotfushë.

 

Gjatë operacionit të koduar “transportuesi 2 ” janë arrestuar në flagrancë gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tyre Ervin Lamaj, 29 vjeç banues në fshatin Greshice, Ballsh dhe Dhurata Balazi, 39 vjeçe banuese në fshatin Qeparo.

 

Lënda narkotike u gjet në bagazhin e makinës e vendosur në 3 çanta. Automjeti drejtohej nga Ervin Lamaj, i cili nuk posedonte leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë per ushtrimin e kontrollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *