Operacionet në Memaliaj janë zhvilluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se priten zhvillime të reja në kuadër të këtij operacioni masiv.

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tyre u bë në disa operacione antidrogë, në sajë të cilave u bë e mundur sekuestrimi i  1772 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një armë zjarri.

Blutë arrestuan shtetasit:

Besim Zika, 46 vjeç, banues në  fshatin Bylysh, Memaliaj.

Pëllumb Rona, 55 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj.

Festim Rona, 65 vjeç, banues në  fshatin Bylysh, Memaliaj.

 Çoban Kalemi, 52 vjeç, banues në fshatin Maricaj,Memaliaj.

Ndërsa u shpall në kërkim shtetasi G.G.

Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit Pëllumb Rona, u gjet një sasi prej 65 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e paketuar në thasë plastik.Shtetasit  Besim Zika, iu gjet  rreth 17 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Në banesën e shtetasit Çoban Kalemi, u gjetën 19 thasë me lëndë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 160 kg, si dhe një armë zjarri automatik, model 56 me 14 fishekë.Si dhe në banesën e shtetasit G.G, në fshatin Maricaj, u gjetën 27 thasë me peshë totale 270 kg, ku vijon puna  për kapjen e këtij shtetasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *