Subscribe

Dy apartamente, një restorant dhe një makinë luksoze u sekuestruan këtë të premte nga policia e Fierit.

 

Pronat, të cilat kapin vlerën e 1.5 milionë eurove, janë të 49-vjeçares Rudina Hitaj nga Fieri. Sipas policisë, u konfiskua një apartament në Pogradec, një apartament dhe një bar restorant në Vlorë dhe një makinë tip benz.

 

Operacioni u zhvillua pas disa muajsh hetime nga ana e prokurorisë së Fierit, pasi dyshohet se pasuritë janë vendosur si rrjedhojë e të ardhurave nga veprimtaria kriminale e ish-bashkëshortit të 49-vjeçares, Shaban Zenaj .

 

Zenaj është dënuar nga autoritetet italiane me 14 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike ku dhe po vuan dënimin. Në muajin qershor, ai ka qenë dhe subjekt i operacionit Forca E Ligjit, ku ju kërkua justifikimi i i të gjithë pasurive.

 

Ndërkohë vijojnë hetimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në pronësi të Shaban Zenajt apo dhe personave të tjerë të afërt më të.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *