Subscribe

Në kushtet kur i gjithë aktiviteti i biznesit është paralizuar për shkak të mbylljes, sipërmarrësit kanë parashtruar disa kërkesa ndaj qeverisë.

 

Sektori më i prekur në këtë fazë të parë, është ai i turizmit ku të gjitha turet e pranverës janë anuluar, për periudhën, mars, prill maj.

 

Ndërkohë që janë në pikëpyetje edhe prenotimet e sezonit veror. Në këto kushte bizneset kërkojnë lehtësira fiskale:

 

Të pezullohen pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore  për punonjësit që nuk janë në punë për një periudhë kohe. Të pezullohen këstet e pagesave të tatim fitimit për 3 deri në 6 muaj. Për aq kohë sa ndërpritet puna e biznesit duhet të ndërpriten edhe marrëdhëniet me administratën fiskale,-thotë Rrahman Kasa, kryetar i unionit turistik.

 

Sipas tij, pas tërmetit, virusi Covid19 është një tjetër gatitje e fuqishme që po merr sektori i turizmit i cili është përfshirë nga ethet e të panjohurës, pasi ende nuk dihet se sa do të zgjasin efektet negative

 

Aktualisht nuk ka ende një vendimmarrje lidhur me këto kërkesa që afektojnë jo vetëm operatorët e fushës së turizmit, por të gjithë bizneset në tërësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *