Sekretari i ri i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, bëri thirrje sot për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, në deklaratën e tij të parë që kur u emërua nga kryeministri Keir Starmer.

Lamy tha se ai mbështet një armëpushim të menjëhershëm dhe përpjekjet për të liruar pengjet.

“Unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Joe Biden të arrijë një armëpushim”, tha ai në një deklaratë nga Ministria e Jashtme. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *