Sekretari i pergjithshem i OSBE, Tomas Greminger hodhi posht pretendimet e aleances per mbrojtjen e teatrit, se ai kishte dale kunder projektit.

 

Me anë të një komenti të postuar  në faqen e Aleancës, sekretari i OSBE ka theksuar se deklaratat e tij janë përdorur të shkëputura nga konteksti.

 

“Këshilla ime për të gjitha palët ishte dhe është, të tregojë përmbajtje dhe t’u japin procedurave institucionale kohën e nevojshme për një vendim të një çështjeje  të ndjeshme dhe të politizuar. Jam i bindur se institucionet shqiptare do të jenë në gjendje ta zgjidhin këtë mosmarrëveshje ligjore, në përputhje të plotë me sundimin e ligjit dhe parimet demokratike. OSBE, dhe unë personalisht, mbetem i përkushtuar për të mbështetur procesin e reformës në Shqipëri” – e mbyll sqarimin e tij Tomas Greminger.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *