Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper gjatë kohës kur Shtetet e Bashkuara janë duke tërhequr trupat e tyre nga verilindja e Sirisë në Irak, ka zhvilluar një vizitë paralajmëruese në Bagdad.

 

Në këtë vizitë pritet që Esper të takohet me ministrin irakian të Mbrojtjes, Najah al-Shammari dhe kryeministrin, Adel Abdul Mahdi më 23 tetor, pasi ushtria irakiane ka thënë se trupat amerikane që po largohen nga Siria nuk kanë leje që të qëndrojnë në Irak.

 

“Të gjitha trupat amerikane që janë tërhequr nga Siria kanë siguruar autorizim për të hyrë në Kurdistan të Irakut, në mënyrë që të largohen nga Iraku”, ka thënë një komandant irakian transmeton rel.

 

Shefi i Pentagonit fillimisht u ka thënë gazetarëve se të gjitha trupat amerikane që largohen nga Siria do të shkojnë në perëndim të Irakut dhe se ata do të vazhdojnë të kryejnë operacione kundër grupit militant, Shteti Islamik (IS).

 

Ndër të tjera Uashingtoni e ka konsideruar qëndrimin e trupave në këtë shtet për t’u siguruar se militantët e IS-it dhe të tjerët nuk përfitojnë nga zonat e naftës në këtë rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *