Edhe pse euro po këmbehet në minimumin historik, Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se kursi duhet të vijojë në regjim të lirë.
“Kursi i këmbimit duhet të lejohet të përshtatet më fleksibël ndaj zhvillimeve të tregut, ndërsa ndërhyrjet e Bankës Qendrore duhet të mbeten një mjet në funksion të përmbushjes së mandatit primar, atij të stabilitetit të çmimeve, dhe për të zbutur luhatjet që burojnë nga faktorë spekulativë”, thanë përfaqësuesit e FMN gjatë një takimi me Guvernatorin Gent Sejko dhe Ministrin e Financave, Petrit Malaj.
Nga ana tjetër, Sejko u shpreh se rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë e qëndrueshme dhe se inflacioni do të arrijë nivelin objektiv në vitin 2026.
Ndërsa Ministri Malaj u ndal te turizmi, duke nënvizuar objektivin që deri në vitin 2030 të gjenerohen 6.6 miliardë euro të ardhura vjetore nga rritja e kësaj industrie.
/vizionplus.tv





