Subscribe

Ashtu si SHBA, edhe Gjermania kërkon rezultate konkrete per kapjen e peshqve te mëdhenj, sic jane quajtur kreret e grupeve kriminale ne vend. Ambasadorja Gjermane ne nje interviste per Vizion Plus, tha se situate e krimit te organizuar ne Shqipëri është shqetësuese.

 

 “Sigurisht qe situata e krimit te organizuar ne Shqipëri eshte nje situate mjaft shqetësuese dhe per Shqipërinë, jo vetëm per ne. Ne presim qe te luftohen, jo vetëm strukturat e organizuara kriminale, por edhe drejtuesit e tyre.”

 

Ambasadorja Gjermane përkrah krijimin e task forcës, e cila do te luftoje krimin e organizuar dhe kanabisin. Per kete çështje shteti gjerman ka ofruar edhe konsulencen e oficereve te saj, ne mënyre qe te arrihen rezultate.

 

“Ne e përshëndesim shume faktin, qe pranë Ministrisë se Brendshme është ndërmarre hapi konkret i krijimit te task forcës, lidhur me luftën ndaj krimit te organizuar dhe ne veçanti kundër kanabisit. Ne shpresojmë qe te arrihen rezultate konkrete, dhe per ketë qellim kemi angazhuar nje konsulence afatgjate pranë kesaj task force. E rëndësishme eshte jo vetem te arrihen rezultate konkrete ne reduktimin e sasisë se drogave, por edhe ne luftën kundër strukturave kriminale.”

 

Luftimi i korrupsionit, dograve dhe grupeve kriminale, do te bej te mundur sipas ambasadores gjermane hapjen e negociatave me BE.

 

“Ne e mbështesim ne mënyre te fuqishme Shqipërinë ne rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Shpresojmë qe hapat e mëtejshëm qe jane te nevojshëm lidhur me nisjen e çeljes se bisedimeve te anëtarësimit do te ndërmerren se shpejti. Sigurisht qe kusht per ketë eshte nje progres i Shqipërisë, per sa i përket përmbushjes se 5 prioriteteve kyçe te përcaktuara nga BE, nder to reforma ne sistemin e drejtësisë dhe lufta kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit. Përshëndesim faktin qe procesi i vetingut ka hyre tanimë ne nje faze operative te veten, dhe sigurisht shpresojmë qe edhe ne sektorët e tjerë, te ketë sa me shpejt progres.”

 

Sa i përket çështjes se azilanteve, diplomatja gjermane  tha se Shqipëria eshte nje vend i sigurte dhe nuk do te pranohet asnje kërkese. E vetmja mënyre per te shkuar dhe punuar atje është si nje profesionist.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *